Më 5 tetor mund të ketë takim të ri ndërmjet zyrtarëve të ShBA-së dhe Koresë së Veriut

01 tetor 2019 | 14:14

Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord për një takim të ri më 5 tetor, njoftoi agjencia e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA.

Bisedimet për armët bërthamore u ndërprenë në shkurt të vitit 2019, pas samitit të presidentit amerikan, Donald Trump dhe udhëheqësit të të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në Vietnam, i cili përfundoi pa marrëveshje.

Në qershor, Trumpi dhe Kimi kanë rënë dakord të rifillojnë bisedimet, por rezultati ishte i paqartë pasi Koreja e Veriut që nga ajo kohë ka lëshuar disa raketa me rreze të shkurtër, si dhe ka kritikuar ShBA-në për ushtrimet ushtarake me Korenë e Jugut.

Të dyja vendet ranë dakord të zhvillojnë kontakte paraprake më 4 tetor, ka njoftuar KCNA, duke cituar deklaratën e zëvendësministrit të Jashtëm, Cho Son Hui.

Vendi i takimit dhe detaje të tjera nuk janë njoftuar.

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë gjatë muajit shtator se Uashingtoni ishte i gatshëm të takohej me zyrtarë të Penjanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania “Apple” mund të bëjë një rikthim në të lakuarën…