Më 8 dhjetor mbahet dëgjim publik për master planin “Penda e Livoçit” në Gjilan

24 nëntor 2020 | 16:19

Komuna e Gjilanit ka njoftuar zyrtarët, qytetarët, shoqatat, grupet e interesit dhe bartësit e institucioneve të komunës dhe anëtarët e Kuvendit të Komunës, se më 8 dhjetor prej orës 11:00 do të mbahet dëgjim publik virtual për master planin “Penda e Livoqit” në Gjilan.

Diskutimi publik ka për qëllim të ofrojë informata në lidhje me draft Master Planin “Penda e Livoqit” në Gjilan të përgatitur nga ekspertë të jashtëm nga kompania “Geode” me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim përmes projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat, ndërsa bartëse është Komuna e Gjilanit, respektivisht Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe për të marrë opinione, sugjerime dhe komente të justifikuara për projektin në fjalë nga zyrtarët, përfaqësuesit e sektorit privat, ekspertë, qytetarët dhe grupet e interesit (OJQ-të etj) dhe të tjerë për të finalizuar dhe siguruar cilësi të lartë të komponentëve të projekteve me interes të përgjithshëm publik.

“Ju inkurajojmë për pjesëmarrje dhe vlerësojmë lartë kontributin tuaj në këtë dëgjim publik virtual i cili është i një rëndësie të veçantë për komunën e Gjilanit”, ka njoftuar Komuna e Gjilanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollistët e Kosovës të martën kanë mbajtur stërvitjen e parë…