Më 9 dhe 10 nëntor mbahet Kongresi i dytë ekonomik i Unionit të bizneseve shqiptaro-gjermane (Video)

04 nëntor 2019 | 17:20

Më 9 dhe 10 nëntor do të mbahet Kongresi i dytë ekonomik i Unionit të bizneseve shqiptaro-gjermane.

Sipas njoftimit për media të Unionit të bizneseve shqiptaro-gjermane, kryetari i këtij unioni Nazmi Viqa dhe Kryesia kanë ftuar të gjithë anëtarët, afaristët shqiptarë nga Gjermania që të marrin pjesë në Kongresin e dytë ekonomik i Unionit të bizneseve shqiptaro-gjermane.

Ky kongres do të mbahet në Frankfurt.

Njoftimi i plotë:

Unioni i bizneseve shqiptaro-gjermane, fton të gjithë anëtarët e tij, por edhe të gjithë afaristët shqiptarë nga Gjermania për pjesëmarrje në Kongresin e dytë ekonomik të Unionit të bizneseve shqiptaro-gjermane.
Vendi: Kongreshaus der Messe, Kap Europa,Frankfurt
Data: 9. nëntor 2019 ora 10:00
Pjesëmarrja: gratis
Konfirmimi i pjesëmarrjes është obliguar.
Konfirmimet, ju lutëm i dërgoni në [email protected], ose na kontaktoni direkt përmes
numrave të telefonit: +491637417810 dhe
+49172 204 53 58

Gepostet von Unioni I Bizneseve Shqiptare-Gjermane ne Gjermani am Donnerstag, 31. Oktober 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti…