Më 9 maj përkujtohet 27-vjetori i rënies së Dëshmorit të Kombit, Fatmir H. Hyseni
06 maj 2026
| 10:18
Më 9 maj shënohet 27-vjetori i rënies së Dëshmorit të Kombit, Fatmir H. Hyseni dhe Skënder Gashi të cilët kanë rënë heroikisht në luftime kundër forcave ushtarake serbe, në vendin e njohur si “Guri i Bardhë” në Potok. Me këtë rast, në ora 12:00 do të mbahen homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve në Penuh të Podujevës. Ndërsa vizitat përkujtimore në vendin e rënies, tek “Guri i Bardhë”, do të zhvillohen sipas mundësive, pasi koha e saktë nuk është e përcaktuar. Kujtimi për dëshmorët Fatmir H. Hyseni dhe Skënder Gashi do të mbetet i përjetshëm. Lavdi e përjetshme të gjithë Dëshmorëve të Kombit.



