Më e lumtur se kurrë, Kim Kardashian flet për herë të parë për lidhjen me Pete Davidson

17 mars 2022 | 13:44

Kim Kardashian ndihet më e lumtur se kurrë. Ajo po ka gjetur dashurinë pas ndarjes nga Kanye West dhe tani flet publikisht për partnerin e saj, Pete Davidson. Të mërkurën, ylli i The Kardashians dha një intervistë për Ellen DeGeneres Shoë, ku foli për zyrtarizimin e lidhjes.

“Mendoj se nuk është zyrtare derisa të postosh”, tha me shaka Kim. “Kam fotot më të lezetshme dhe dua të jem si “Oh zot, ne jemi shumë të lezetshëm!” Por atëherë unë jam si, ‘Mos u bëj kaq e dëshpëruar, mos posto kaq shumë, thjesht jepi një paraqitje të shkurtër’”.

Më pas, kur Ellen tha se sa e lumtur dukej Kim, ajo u përgjigj: “Unë thashë, ‘E di çfarë, unë jam në të 40-at e mia. Bëje, thjesht bëje. Gjeje lumturinë tënde. Dhe e bëra dhe mora kohën time. Gjeta lumturinë dhe është shumë e bukur. Dua ta mbaj përgjithmonë”.

Kardashian dhe Davidson u njohën me njëri-tjetrin tetorin e kaluar, kur ajo prezantoi SNL. Thashethemet për lidhjen e tyre qarkulluan shumë shpejt, ndërsa fotot e tyre të zakonshme nga paparacët u bënë virale në pak sekonda.

Kim Kardashian Opens Up About Relationship with Boyfriend Pete Davidson | PEOPLE.comPete Davidson's Complete Dating History - Kim Kardashian Ariana Grande Love Life

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kremlini ka refuzuar urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të…