
“Më e mirë nëna se e bija”, Erion Veliaj e komplimenton nënën e Dua Lipës
23 korrik 2021
| 14:46
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa është duke qëndruar në Tiranë.
Së bashku me të janë parë edhe familjarët dhe i dashuri i Dua Lipës.
Pas takimit me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën, Dua Lipa dhe ekipi që po e shoqëron janë takuar edhe me Erion Veliaj, kryebashkiakun e Tiranës.
Veliaj i ka bërë disa dhurata për mysafirët e tij.
Ai i ka bërë një dhuratë edhe nënës së Dua Lipës.
Velijaj e ka komplimentuar nënën e këngëtares me famë botërore për pamjen duke i thënë: “më e mirë e ëma, se sa e bija”.