‘Më fal, mbeta pa fjalë’, reagim prekës nga mbesa e Salih Mustafës për dënimin nga Specialja

16 dhjetor 2022 | 12:15

Arta Mustafa, mbesa e Salih Mustafës, ish-komandantit të UÇK-së që është dënuar nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim, ka reaguar për vendimin ndaj xhaxhait të tij.

Me anë të një postimi në “Facebook”, ajo është shprehur emocionale lidhur me situatën e krijuar.

Postimi i plotë:

Më fal, po sot mbeta pa fjalë.

E di që nëse kishe qenë këtu, më kishe thonë: “Qysh be xhaxh, me qenë gazetare, edhe me të munguar shprehjet. Bash ti duhesh me ditë qysh me u shpreh më së miri”, me atë buzëqeshjen e lehtë e triumfuese që të karakterizon.

Por xhaxh, mbesa jote po të zhgënjen kësaj radhe, se kom mbetë e heshtun, pa fjalë, e s’di ç’të them ndaj këtij vendimi e kësaj padrejtësie që të është bë sot.

Xhaxh, qenka shumë vështirë me pa, se idolli im, që përfaqëson idealet e luftës e drejtësisë, u dënua, pikërisht për mbrojtjen e këtyre idealeve të kombit tonë, për kohën kur pak patën guximin t’i dilnin ballë luftës për çlirim të atdheut, e ti ishe në krye.

Kisha pasë qef xhaxh, tash me të pasë në mesin tonë, ku e ke vendin, e për çka ke luftu, në liri.

Por, e di xhaxh, ti je i fortë.

Jam shumë e bindur, ke me kalu edhe këtë, e ke me u kthy, më i fortë se kurrë.

E si gjithë xhaxh, ke me fitu, edhe këtë betejë.

Të presim,

Krenarë gjithmonë me ty, komandant!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Kushtrim Sheremeti është nder…