Me fitoren e Macronit, Putini humbi mundësinë për të fituar një aleat në Perëndim

25 prill 2022 | 15:20

Me humbjen e Marine Le Pen në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale franceze të dielën, presidenti rus, Vladimir Putin mund të ketë humbur mundësitë e tij më të mira për të gjetur një partner të madh gjeopolitik në Perëndim, raporton “CNN”.

Le Pen, historikisht, ka qenë një admiruese e zëshme e Putinit, madje e ka vizituar atë gjatë fushatës për presidencën në 2017.

Ajo është e famshme kritike ndaj angazhimeve të Francës ndaj Bashkimit Evropian dhe NATO-s dhe dëshiron që Franca të tërhiqet nga komanda e integruar e kësaj të fundit. Çdo veprim përgjatë këtyre linjave do të përputhej me qëllimet gjeopolitike të Putinit për të thyer partneritetet dhe aleancat perëndimore, të cilat ai i sheh si kërcënime ekzistenciale për Rusinë.

Po të kishte fituar ajo, Putini mund të kishte një partner të ardhshëm brenda Evropës dhe NATO-s dhe një aleat midis pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, një prej të cilëve është edhe Rusia.

Le Pen është tërhequr nga mbështetja e saj për Putinin pasi Rusia ka pushtuar Ukrainën, por në një konferencë shtypi të fokusuar në politikën e jashtme të mbajtur para zgjedhjeve, ajo ka thënë se dëshironte që Franca të udhëhiqte një qasje të “afrimit strategjik” midis Rusisë dhe NATO-s pas luftës në Ukrainë.

Duke pasur parasysh zemërimin dhe unitetin e Perëndimit në përgjigje të pushtimit të Kremlinit, ka shumë pak gjasa që të dyja palët të gjejnë gjuhën e përbashkët në një kohë të afërt.

Ajo nuk ka mbaruar ende, ku gjatë fjalimit të saj të dielën, Le Pen ka zgjedhur të nxjerrë në pah performancën e saj të fortë ku kishte fituar 41 për qind të votave, duke shkuar përpara zgjedhjeve parlamentare të qershorit në Francë.

“Rezultati historik i kësaj mbrëmje na vendos në një pozicion të shkëlqyer. Loja nuk ka përfunduar plotësisht”, ka thënë ajo.

Pavarësisht vendimit të saj për të tërhequr mbështetjen e saj për Putinin, pozicionet e mëparshme të Le Pen – dhe vendimi i partisë së saj për të marrë një kredi nga një bankë ruso-çeke disa vite më parë – pothuajse me siguri i kushtuan votat e saj.

Nëse ato pozicione do t’i kushtojnë asaj në votimin e ardhshëm, mbetet për t’u parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) përmes një reagimi për media…