Më i riu dhe i miri lajm, vaksina e “Modernës”, 100 % efektive

01 dhjetor 2020 | 08:42

Vaksina e “Moderna” është 100 % efektive për parandalimin e rasteve të rënda me Covid-19.

Kompania farmaceutike “Moderna” aplikoi të hënën pranë Administratës Ushqimore dhe Barnave të SHBA-së (FDA) për autorizimin e vaksinës së saj ndaj Covid-19.

“Moderna” tha se planifikoi gjithashtu të aplikonte për autorizim nga Agjencia Evropiane e Barnave të hënën.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, kompania i kërkoi FDA-së të rishikojë një grup të zgjeruar të të dhënave që tregon se vaksina është 94.1 % efektive në parandalimin e COVID-19 dhe 100 % efektive në parandalimin e rasteve të rënda të sëmundjes.

“Kjo është befasuese”, ka thënë dr. Paul Offit, një anëtar i komitetit këshillues të vaksinave të FDA. “Këto janë të dhëna të mahnitshme”.

Ndërkohë shefi mjekësor i “Modernës” tha se ai u bë emocional kur pa të dhënat të shtunën në mbrëmje.

“Ishte hera e parë që e lejoja veten të qaja. Ne jemi në pritje të plotë për të ndryshuar rrjedhën e kësaj pandemie”, citohet të ketë thënë dr. Tal Zaks.

Ndryshe, “Moderna” është kompania e dytë që aplikon në FDA për autorizimin e përdorimit emergjent për një vaksinë ndaj coronavirusit. Pfizer aplikoi më 20 nëntor me të dhëna që tregojnë njëlloj efikasiteti të lartë.

Dhe FDA do të takohet me komitetin e saj këshillimor në dhjetor për të shqyrtuar aplikacionet e “Pfizer” dhe “Moderna”.

Ndërkohë vaksinimet e para në Shtetet e Bashkuara pritet të ndodhin “drejt pjesës së fundit të dhjetorit”, sipas dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

Të dhënat e reja të “Modernës”

Të hënën “Moderna” lëshoi të dhëna të azhurnuara të efikasitetit për provën klinike të Fazës 3.

Duke filluar në korrik, “Moderna” u dha ose vaksinën e saj ose një placebo – rreth 30,000 njerëzve në Shtetet e Bashkuara.

Me nivele të larta të koronavirusit në të gjithë vendin gjatë muajve në vijim, shumë prej atyre subjekteve të studimit zhvilluan COVID-19.

Por kishte një ndryshim të madh midis grupit që mori vaksinën dhe grupit që mori placebo.

Midis rreth 15,000 njerëzve që morën vaksinën, 11 zhvilluan COVID-19, ndërsa midis rreth 15,000 njerëzve që morën placebo, 185 zhvilluan COVID-19.

Kjo arrin në një efikasitet prej 94.1% për vaksinën e “Modernës”.

Çfarë bie në sy gjithashtu është fakti se asnjë nga 11 personat që morën vaksinën nuk u sëmur rëndë, por 30 nga 185 që morën placebo u sëmurën rëndë dhe njëri prej tyre vdiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen gjashtë komisione…