Me kë është në lidhje Rita Ora? Këngëtarja tregon të vërtetën

21 maj 2019 | 15:09

Rita Ora ka folur për romancat e saj mes thashethemeve se i ka dhënë fund marrëdhënies me Andrew Garfield dhe është lidhur me Liam Payne.

Ylli i popit raportohet se është ndarë nga aktori i “Spider Man”, Andrew Garfield në mars duke nisur një romancë të re me këngëtarin Liam.

Por 28-vjeçarja ka hedhur poshtë çdo lloj thashethemi se është në një lidhje, duke u shprehur se është e fokusuar vetëm tek karriera e saj muzikore.

Në një intervistë për “The Sun”, Rita ka folur për vështirësitë e lidhjes kur jeta e saj tashmë është në qendër të vëmendjes.

“Është shumë e vështirë. Me të vërtetë nuk është koha e duhur. Thonë se jam e lidhur me çdo lloj mashkulli me të cilin jam takuar. Por për të qenë e sinqertë, tani lidhjet nuk janë prioriteti im”, ka thënë 28-vjeçarja.

Por Rita Ora ka theksuar edhe njëherë se dëshiron të krijojë një familje të madhe ndaj nuk do qëndrojë për shumë kohë “single”.

“Por nuk dua të lë për shumë vonë sepse dua të kemi një familje të madhe në të ardhmen”, ka thënë Rita Ora.

Rita, e cila po përgatitet për nisjen e turneut evropian për albumin e saj më të fundit, “Phoenix”, gjithashtu ka hedhur poshtë thashethemet se është në lidhje me Liam.

“E di që njerëzit kanë thënë se kam diçka me Liam Payne, dhe ai është një nga njerëzit më të mirë që kam takuar, por ne jemi vetëm miq të ngushtë”, ka thënë Rita.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave ka mbajtur të martën takimin e Dialogut…