ME KRESHNIK BEKTESHIN MINISTRIN E EKONOMISË TË MAQEDONISË SË VERIUT

08 mars 2023 | 22:32

Ismet Sylejmanie

Në Shkup, në vizitë miqësore te Ministri i Ekonomisë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, miku im i nderuar z. Kreshnik Bekteshi!

Populli shqiptar në Maqedoninë e Veriut, është bërë jo vetëm zot i fateve të veta, që nuk e kanë besuar një realitet të tillë edhe optimistët më të mëdhenjë, por bijtë dhe bijat e tij, janë bërë drejtues të denjë, të cilët drejtojnë me profesionalizëm e kompetencë!

Këta janë përfaqësues me integritet dhe dinjitet, figura integruese dhe progresive, që përfaqësojnë shtetin e Maqedonisë së Veriut dhe popullin shqiptar, në akord të plotë me intersat e parteneritetit strategjik euroatlantik dhe vizionin përparimtar e paqedashës të platformës së unitetit koheziv skenderbegian, të strategut e vizionarit të shquar të shekullit që po jetojmë, Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti!

Prishtinë, 8 Mars 2023!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten pritet të hap dyert Prishtina Mall, qendra më…