Me maska e doreza, nxënësit e klasave të nënta rifillojnë mësimin
08 qershor 2020
| 12:19
Nxënësit e klasave të nënta të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë, sot janë rikthyer në bankat shkollore.
Ata kanë filluar mësimin plotësues për dy javët e ardhshme si parapërgatitje për mbajtjen e testit të arritshmërisë.
Mësimdhënësit dhe nxënësit mësimin janë duke e vijuar me maska e dorëza, ndërkohë që edhe distanca fizike në këtë shkollë ishte respektuar.
Kjo shkollë ka 6 paralele të klasës së nëntë dhe sot mësimin e kanë vijuar vetëm tri paralele, kurse tri të tjera do ta vazhdojnë ditën e nesërme.
Drejtoresha e kësaj shkolle, Shqipe Vllasalija Mehmedi, ka thënë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për rifillimin e procesit mësimor.



