Me moton “Koha për natyrën”, AMMK-ja shënoi Ditën Botërore të Mjedisit

05 qershor 2020 | 14:08

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përmes Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtarë “Sharri”, dhe në bashkëpunim me organizatën WWF zyra në Prishtinë, ka shënuar të enjten 5 Qershorin – Ditën Botërore të Mjedisit.

Aktiviteti kryesor është zhvilluar në zonën turistike të Prevallës, në rrugën Prevallë-Brezovicë, ku është ndërmarrë aksion për pastrim të mbeturinave përgjatë rrugës dhe rrjedhës së lumit si dhe ecje në natyrë deri tek lokacioni Burimi i Madh apo i njohur ndryshe si Shtëpia e Vëzhguesve.

Dita Botërore e Mjedisit këtë vit është shënuar me temën “Koha për natyrën”.

Duke e ditur faktin që të gjitha të mirat materiale, ushqimi, ajri që thithim, uji që pimë dhe klima që na rrethon vijnë nga natyra, kjo moto ka për synim që të nxisë aktivitete që promovojnë mbrojtën e natyrës dhe rolin e saj për mirëqenien dhe shëndetin publik.

Aktiviteti është organizuar pikërisht në Parkun Kombëtarë Sharri, me moton Parqet për Shëndetin – Parqe të shëndetshme, njerëz të shëndetshëm, duke e ditur rëndësinë që kanë Parqet Kombëtare për mbrojtjen e natyrës.

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti Elbasan Gashi është larguar edhe zyrtarisht sot nga skuadra…