Me një varg aktivitetesh Malisheva po shënon 16 Qershorin – Ditën e Dëshmorëve dhe të Çlirimit

16 qershor 2021 | 11:35

16 Qershori – Dita e Dëshmorëve dhe e Çlirimit të Komunës së Malishevës, është dita e lirisë falë gjakut të dëshmorëve të kombit dhe luftës së luftëtarëve  mbarë shqiptar  të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Institucionet komunale, artistët, sportistët dhe qytetarët e Malishevës 16 Qershorin po e shënojnë me një varg aktivitetesh si: Me hapjen e ekspozitës  të artistëve  të artit pamor, me turnirin tradicional në futboll për nder të dëshmorit “Ibrahim Mazreku” dhe konkursin letrar e orën poetike me poetë  nga e gjithë hapësira shqiptare.

Rexhep Mazreku, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në orën  letrare iu drejtua poetëve me këtë mesazh. “Kjo ditë për Malishevasit është e madhe sepse është Dita e Dëshmorëve dhe e Çlirimit, edhe  më të madhe sot e bëni ju poet nga mbarë gjeografia kombëtare duke i portretizuar e shkruar në vargje dëshmorët e atdheut, prandaj ne si institucione po bëjmë përpjekje që t’u mbështesim në vlerat e juaja letrare e veprat  për dëshmorët dhe lirinë e vendit ai vazhdoi,  këto ditë janë më shumë frymëzim për punë, janë më shumë kujtesë për të kaluarën e afërme dhe janë më shumë motiv për të nesërmen e vendit dhe lirinë e Kosovës”, përfundoi Mazreku.

Më pas nga poet u lexuan poezi dhe në fund juria publikoi fituesit e konkursit letrar.

Çmimin e  parë poezia “Tri varret e dëshmorit të zhdukur në luftë” shifra, ndër të gjallët, Prend Buzhala.

Çmimin e  dytë poezia “Si në Baladë” shifra  Guri i degdisur dhe

Çmimin e tretë poezia “Kohë e ligë” shifra 1992 .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raundi i dytë i përballjeve në “Euro 2020” nis sot…