Me shumë mungesa, Kosova synon ta befasojë Greqinë

14 tetor 2020 | 11:58

Kombëtarja e Kosovës do të jetë sot mysafir i Greqisë në përballjen në kuadër të Ligës së Kombeve, përkatësisht, Liga C, Grupi 3.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45, në stadiumin “Spiros Louis”, kurse  “Dardanët” kanë plotë dhjetë mungesa.

Tre prej futbollistëve Berisha, Zhegrova dhe Zeneli, në momentin e fundit iu ekzaminuan lëndimet dhe nuk kanë udhëtuar për në Greqi.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka deklaruar dje se pavarësisht mungesave të shumta, Kosova synon t`i befasojë greket.

Grekët e kishin fituar përballjen e parë m rezultat 1-2 në stadiumi “Fadil Vokrri”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi gjatë një konference për media që pati…