Më shumë se 90 000 të vdekur nga koronavirusi në ShBA

18 maj 2020 | 09:58

Ka shkuar mbi 90 000 numri i viktimave të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, presidenti Donald Trump po pretendon se numri i infeksioneve është duke rënë në kohën kur vendi po e riaktivizon ekonominë.

Të dielën Shtetet e Bashkuara e kaluan një shifër të zezë të viktimave duke shënuar 90 068 të vdekur. Për 24 orë, numri i viktimave u rrit për 519, shkruan “Daily Mail”, transmeton Express.

Përpos viktimave, është shtuar edhe numri i të infektuarve. Deri të dielën kjo shifër shkoi në 1 milion e 519 mijë të prekur, që i bën Shtetet e Bashkuara bindshëm vendin me më së shumti raste në botë.

Pavarësisht rasteve të reja, presidenti Donald Trump të dielën pretendoi se rastet me koronavirus janë duke shënuar rënie. “Numri i rasteve me koronavirus është duke shënuar rënie të fuqishme në mbarë Shtetet e Bashkuara, me pak përjashtime. Lajm shumë i mirë, vërtet”, shkroi ai në “Twitter”.

Disa shtete të ShBA-së e kanë filluar rihapjen e ekonomisë si hap për të dalë nga izolimi dymujor, por disa shtete të tjera, si Teksasi, ende janë duke shënuar rritje të numrit të rasteve.

Optimizmi i kreut të Shtëpisë së Bardhë erdhi në kohën kur disa zyrtarë vazhdimisht e kanë kritikuar qasjen e tij ndaj pandemisë. Ish-presidenti Barack Obama madje ka thënë se menaxhimi i situatës nga qeveria amerikane ka qenë një katastrofë absolute dhe kaotike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, thotë…