Më shumë vdekje se lindje, Koreja në alarm

04 janar 2021 | 14:33

Për herë të parë Koreja e Jugut ka regjistruar më shumë vdekje sesa lindje në vitin 2020 duke ngritur alarm të ri në vendin që tashmë ka normën më të ulët të lindjeve në botë. Vetëm 275 800 foshnja kanë lindur vitin e kaluar, 10% më pak se 2019.

Shifrat po e shtynë ministrinë e brendshme dhe atë të shëndetësisë që të kërkojnë ndryshime thelbësore në politikat e  lindshmërisë. Teksa kërkesa për sistemin e kujdesit shëndetësor dhe pensioneve rriten, një rënie e popullsisë së të rinjve gjithashtu po çon në mungesa të fuqisë punëtore që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi.

Muajin e kaluar, Presidenti Moon Jae-in nisi të ndërmerrte disa politika që synojnë adresimin e nivelit të ulët të lindjeve, përfshirë stimujt e parave për familjet.

Sipas skemës, që nga viti 2022, çdo fëmijë i lindur do të marrë një bonus parash prej 1850 dollarësh për të ndihmuar në mbulimin e shpenzimeve para lindjes. Po ashtu me kalimin e kohës kjo pagesë do të rritet në 500 dollarë çdo muaj duke filluar nga 2025.

Sipas sociologëve, kjo lindshmëri kaq e ulët po ndodh për shkak se në Korenë e Jugut, gratë luftojnë për të arritur një ekuilibër midis punës dhe kërkesave të tjera të jetës.

Rënia e niveleve të lindshmërisë mund të nënkuptojë që shumica e vendeve shohin që popullatat e tyre do të tkurren deri në fund të shekullit.

Bota do të duhet të fillojë të llogarisë pasojat sepse me kalimin e  kohës nëse qeveritë nuk marrin masa paraprake do të mbetet vetëm një popullsi e moshuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin…