Tahiri: Ambasadori Braathu do të mbahet mend si një diplomat i drejtpërdrejtë

04 janar 2021 | 14:23

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

Tahiri pas takimit ka thënë se Kosova dhe populli i saj janë të bekuar kur kanë miq ndërkombëtarë të cilët kanë kontribuar dhe shërbyer pa kursyer asgjë për ndërtimin e institucioneve dhe zhvillimin e vendit tonë.

“Duke i uruar suksese në misionin e tij të ri, falënderova përzemërsisht ambasadorin, z. Jan Braathu, për shërbimin e tij në Kosovë dhe ritheksova se ai do të mbetet një ndër miqtë dhe diplomatët që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e institucioneve demokratike në Kosovë, mbi të gjitha, forcimin e partneritetit në mes institucioneve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë, si dhe shtyrjen e dialogut me komunitetet”, ka thënë Tahiri, raporton “Epoka e re”.

Ai ka theksuar se përreth një dekadë në angazhimin e tij sa ishte ambasador i Mbretërisë së Norvegjisë dhe në veçanti, në kohën kur ka shërbyer si shef i Misionit të OSBE-së, Braathu ka ndihmuar institucionet që lidhen me sundim të ligjit, qeverinë, shoqërinë civile, mediat, dhe apo ashtu sipas Tahirit, ai ka ndihmuar edhe për forcimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe shtyrjen përpara të dialogut në mes të komuniteteve.

“Ambasadori Braathu do të mbahet mend si një diplomat i drejtpërdrejtë, i sinqertë, i cili ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet, edhe kur është dashur të na jap sugjerime/rekomandime, por edhe kritika në funksion të forcimit të demokracisë dhe shtetit të Kosovës”, ka deklaruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një…