Më shumë vizitorë në hotele në mars 2026 krahasuar me një vit më parë

08 maj 2026 | 12:27

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e hotelerisë për muajin mars 2026.

Në këtë muaj, numri i vizitorëve në hotele ishte 46 649 prej tyre vizitorë vendorë ishin 19 180 dhe vizitorë të jashtëm ishin 27 469.

Krahasuar me muajin mars të vitit 2025 (sa ishin 40 239 vizitorë) pati rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 15,9 %.

Numri i net-qëndrimeve ishte 94 804, prej tyre 52 226 (55, 0 %) nga vizitorët e jashtëm dhe 42 578 (ose 44,9 %) vendorët e brendshëm.

Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (mars 2025) pati një rritje të vizitorëve për 9,1 %.

Në total, 27 469 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Turqia, Zvicra etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë me dije se…