Me të arritur në Gjakovë, mërgimtarit ia vjedhin çantën me mijëra euro e pasaportat

29 gusht 2023 | 04:00

Mërgimtarit fatkeq në Gjakovë ia vjedhin çantën me mijëra euro e pasaporta në ditën e parë të pushimeve, kërkon ndihmën e Policisë.

Vjedhjet e çantave të dorës e kuletave ndodhin shumë shpesh në vendin tonë, qoftë në rrugë apo restorante e lokale të ndryshme. Në shumicën e rasteve, hajnat arrijnë të ikin dhe të shpëtojnë nga prangat e Policisë. Gjatë sezonit të verës, cak jo rrallëherë hajdutët i kanë edhe bashkatdhetarët, raporton Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në Gjakovë dhe u denoncua nga një mërgimtar, i cili kërkoi ndihmën e Policisë, pasi dikush ia vodhi çantën nga vetura.

Sinjali mëson se viktima ka raportuar se në çantën që ia morën, kishte pasur mijëra euro, si dhe disa pasaporta suedeze.

Mërgimtari ka deklaruar në Polici se rasti i ka ndodhur posa ka shkuar në Gjakovë, pasi sot ka mbërritur në Kosovë.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe çojnë në identifikimin e të dyshuarve.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donat Sylës, ish-konsull i Kosovës në Kanada, nuk po i…