Me tre kryeministra shqiptarë në “Open Ballkan” mund të ketë veç favore për Kosovën

08 qershor 2022 | 21:19

Deputeti i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i bashkohet nismës “Open Ballkan”, pasi që sipas tij, tash është koha e duhur, ku janë tre kryeministra shqiptarë në Ballkan.

“Dua ta shoh edhe Kosovën në një klub me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, të mbështetur fuqishëm nga SHBA. Është koha e duhur (kemi 3 Kryeministra shqiptar), aty mund të mirën vendime vetëm në favor të Kosovës, mos u frikësoni”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Sot në Ohër edhe Mali i Zi u bë pjesë e Open Balkan, ndërsa edhe Bosnja ishte aty në cilësinë e vëzhguesit.
Dua ta shoh edhe Kosovën në një klub me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, të mbështetur fuqishëm nga SHBA. Është koha e duhur (kemi 3 Kryeministra shqiptar), aty mund të mirën vendime vetëm në favor të Kosovës, mos u frikësoni!
Anglia ishte themeluese e Unionit Europian dhe atëherë kur ajo e vleresoi doli nga ky union. Edhe Kosova mund ta bëjë këtë nëse vëren që aty kërkohet te bëhet diçka që shkon në dëm të Kosovës.
Kosova nuk guxon të hezitoj dhe të paragjykoi në rrugën e integrimit euroatlantik të mbështetur nga SHBA. Ajo duhet të jetë aty ku flitet për urat, për integrimet dhe për ardhmërinë evropiane.
Izolimi i duhet më së paku Kosovës (Edhe Bledi e Berlini i fundit nuk shkuan në favor te Kosovës). Nuk ka nevojë të frikësohemi nga vendi ku flitet për sfidat!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulus…