“Me zemër të thyer…” – Familjarët njoftojnë për vdekjen e vajzës kosovare në sulmin në Graz të Austrisë

10 qershor 2025 | 19:35

Një ngjarje tragjike ka tronditur Austrinë të martën, ku një sulm me armë në një shkollë të mesme në qytetin e Grazit ka marrë jetën e të paktën 10 personave, përfshirë edhe autorin e sulmit.

Në mesin e viktimave është edhe një vajzë nga Kosova, Lea Ilir Bajrami, humbja e së cilës është bërë e ditur nga familjarët e saj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Me zemer te thyer dhe dhembje te madhe, njoftojme familjaret, miqt qe mbesa jone, Lea Ilir Bajrami humbi jete tragjikisht ne sulmin e ndodhur ne Graz te Austrise. Lutemi per shpirtin e saj dhe shprehim falemnderime per te gjithe ata qe ndajne dhembjen tone ne keto qaste te veshtira”, thuhet në njoftimin e familjes.

Autori i sulmit, një 21-vjeçar nga zona e Grazit, raportohet se ishte një ish-nxënës i shkollës ku ndodhi ngjarja dhe që më pas kreu vetëvrasje. Ministri i Brendshëm i Austrisë, Gerhard Karner, tha se “çdo gjë tjetër është ende spekulim”, duke shtuar se motivet e tij janë ende nën hetim.

Sipas autoriteteve austriake, përveç viktimave të vrarë, 12 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Kancelari austriak, Christian Stocker, ka shpallur tri ditë zie kombëtare, duke nisur nga dita e mërkurë, ndërsa në orën 10:00 të së nesërmes do të mbahet një minutë heshtje në nderim të viktimave të kësaj tragjedie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vogëlushja nga Kosova e cila humbi jetën në sulmin në…