Meda takon Sali Berishën: E kam pasur ëndërr të vjetër… (Video)

29 maj 2019 | 16:52

Këngëtari Mehedin Përgjegjaj i njohur në publik si Meda, ka zhvilluar të mërkurën një takim në zyrën e ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha.

Gjatë këtij takimi, Meda ka thënë se e ka pasur ëndërr të vjetër ta takojë Berishën.

Më tutje, ai ka e ka falënderuar Berishën për dhënien e mundësisë për ta takuar, ndërsa Berisha i ka thënë Medës është bërë këngëtar tejet i njohur.

“Je bërë një këngëtar shumë i dashur dhe i njohur në mbarë botën shqiptare”, i ka thënë Berisha, Medës,

Në fund të takimit, Meda ia ka dhuruar Berishës një album me këngë të tij.

Për më shumë shikojeni videon të cilën e ka publikuar në llogarinë e vet në “Facebook”, Sali Berisha.

Nje takim shume i perzemert me Meden, kengetarin aq te dashur e popullor per mbare shqiptaret! sb

Gepostet von Sali Berisha am Mittwoch, 29. Mai 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak ditë pas është zgjedhur kryetar i degës së PDK-së…