Mediat serbe zbulojnë, ky është dënimi që e pret Serbinë

26 nëntor 2022 | 22:55

Nëse nga hetimet e FIFA-s konstatohet se flamuri “Jo dorëzim” ka përfunduar vërtet në dhomat e zhveshjes së Serbisë, si dhe nëse e interpretojnë si mesazh politik, Federata e Serbisë do të dënohet rëndë.

Ky është raportimi që bëjnë mediat serbe pasi FIFA ka nisur të hetojë veprimin skandaloz të Serbisë që bëri në dhomat e zhveshjes kur prezantuan flamurin serb me hartën e Kosovës në mes me mesazhin “nuk dorëzohemi”.

“Stjuardët nuk e ndaluan flamurin, as nuk pati ndalim për ta hequr gjatë ndeshjes. Ajo qëndronte në tribuna dhe e pamë në TV në disa raste. Ky nivel i shkeljes nuk duhet të ketë me vete sanksione drastike. Është e sigurt që nuk do të ndëshkohemi me heqjen e pikëve, as me ndonjë përjashtim nga Botërori, por dënimi pritet të jetë me gjobë”, ka shkruar Kurir.

Vendimi do të merret, me shumë mundësi, të hënën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre personave janë rrahur mes vete në Pejë, ku njëri…