Mediet në Kroaci: Modriqi mund të rikthehet te Dinamo Zagreb

26 shkurt 2024 | 12:16

Luka Modriq nuk ka ndërmend të lërë futbollin në qershor. Për këtë arsye ai nuk pranoi propozimin e Carlo Ancelottit, përkatësisht për t’iu bashkuar stafit të trajnerit italian.

Sipas medieve kroate, 38-vjeçari mund të kthehet në vendlindje për të veshur fanellën e Dinamo Zagrebit, klub në të cilin shpërtheu ylli i Kroacisë.

Megjithatë, nuk mungojnë ofertat nga klubet saudite dhe amerikane për mesfushorin e Real Madrid.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë po rikthehet! Më…