
Mediet në Shqipëri: Asamblisti i LV-së në Prishtinë kapet me mbi 11 mijë doza ekstazi në Tiranë
Në Shqipëri janë arrestuar pesë persona të cilët janë kapur me mbi 11 mijë doza ekstazi.
“ABC News” ka zbuluar emrat e personave që kanë rënë në pranga.
Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia janë personat e arrestuar.
Emri që bie në sy është ai i Besnik Mujecit, e që është njëherit edhe asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës.
Gjithashtu, “ABC News” ka raportuar se 2 të arrestuar në këtë rast ishin shqiptarë nga Kosova.
Droga sintetike sapo kishte ardhur në kryeqytet dhe ishte destinuar për tregun e brendshëm.
Droga ishte mbështjellë me logo “Louis Vuitton”. Dy nga të arrestuarit janë shqiptarë të Kosovës. Dozat e lëndës narkotike mësohet se shiteshin kryesisht në zonën e ish bllokut dhe në lokalet e natës. Sipas përllogaritjeve, një dozë shitej 30-50 euro dhe e gjithë sasia kapte vlerën e 400 mijë euro.