Mediet që kontrollohen nga Vuçiqi, kështu shkruan për rezolutën e gjenocidit në Srebrenicë

24 maj 2024 | 08:36

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, duke e bërë 11 korrikun Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të këtij Gjenocidi.

Për këtë rezolutë votuan 84 vende, 19 ishin kundër dhe 68 vende abstenuan.

Pikërisht numri i madh i vendeve të përmbajtura ishte arsyeja e mjaftueshme që tabloidet e afërta me presidentin serb Aleksandar Vuçiq të shkojnë nesër në “sulm” me faqet e tyre të para.

Në krye ishte Informer, i njohur veçanërisht për marrëdhëniet e ngushta me Vuçiqin, i cili zgjodhi mesazhin: “Serbët nuk janë gjenocidalë” për kopertinën e nesërme, së bashku me një foto të madhe të presidentit serb.

Një mesazh të ngjashëm kishte edhe Telegrafi serb, i cili në faqen e parë kishte vendosur mesazhin: “Bota qëndron me Serbinë”, ndërsa Novosti zgjodhi: “Humbja e Perëndimit”. Natyrisht, të gjithë titujt janë shoqëruar me një foto të Aleksandër Vuçiqit të mbështjellë me flamurin serb.

Korrieri ka shkruar: “Fitore morale”, ndërsa Alo ka zgjedhur mesazhin: “Blamçina: Dy të tretat e botës kundër rezolutës”.

“Vesti” zgjodhi titullin: “Viktimat tona heshtin”, ndërsa Blic përdori thënien e Vuçiqit dhe shkruante: “Tashmë jam përkulur para viktimave dhe kam vendosur një lule në Srebrenicë”.

Titujt më të mirë vijnë nga gazetat nominale të opozitës. Kështu, Danas zgjodhi mesazhin për kopertinë: “Rezoluta: Përgjegjësia për gjenocidin është individuale”, me një ilustrim interesant për Vuçiqin.

Edhe gazeta Nova ka pasur një ide të ngjashme si Blic, ku në kopertinën e tyre shkruhet: “Vuçiq: Rezoluta nuk do të na sjellë ndryshime”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara po përgatisin një paketë të re ndihme…