
Mediet serbe shpërthejnë pas deklaratës së Ujkanit për ‘Marca’-n
Në prag të sfidës më Spanjën për eliminatoret e Botërorit, portieri i përfaqësueses kosovare, Samir Ujkani, dha një intervistë për gazetën spanjolle “Marca”, ku foli për vështirësitë që ka hasur familja e tij në Kosovë nga terrori serb.
Fill pas deklaratës së Ujkanit, mediat serbe kanë reaguar në mënyrë të ashpër duke i quajtur si gënjeshtra të gjitha fjalët e Ujkanit dhe së Spanja ka marrë urdhra nga UEFA dhe FIFA për të pranuar himnin dhe flamurin e Kosovës.
“Ndeshja mes Spanjës dhe Kosovës ka ngritur shumë pluhur për shkak se Spanja nuk e njeh shtetin e rremë të Kosovës. Pas shantazhit të UEFA-s dhe FIFA-s, është e detyruar të pranojë këndimin e himnit dhe të shfaqë flamurin e Kosovës. Aq më keq përpara ndeshjes gazeta e madhe ‘Marca’ i bëri një intervistë një përfaqësuesi të të ashtuquajturës ‘Kosovë’, Samir Ujkanit. Ai shfrytëzoi mundësinë duke treguar se si serbët kryen mizori në Kosovë”.