Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes nga Covid-19
30 mars 2021
| 15:14
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar 14 raste të vdekjes nga koronavirusi në Kosovë.
Në njoftimin për medie, IKShPK-ja ka treguar se gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar 752 raste të reja të infektimit janë shëruar nga virusi 665 pacientë.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 5 raste (83, 73, 72, 68, 57 vjeç), Gjakovë 2 raste (73, 72 vjeç), Ferizaj 1 rast (81 vjeç), Gjilan 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (69 vjeç), Pejë 1 rast (77 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Shtime 1 rast (57 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (66 vjeç)”, ka njoftuar instituti.



