Mediumi proqeveritar: Serbët sot Graçanicë dhe Mitrovicë së Veriut dalin me deklaratën e Vidovdanit

27 qershor 2023 | 09:28

“Kosovo Online” raporton se serbët e komunave në veri të Kosovës dhe në mjediset në pjesë jugore do të organizojnë tubime në të cilat do të dalin me Deklaratën e Vidovdanit.

Tubimi i serbëve në veri të Kosovës do të mbahet në sheshin “Vëllezërit Miliq” në veri të Mitrovicës në mesditë, raporton mediumi proqeveritar serb “Kosovo Online”.

Në të njëjtën kohë, serbët do të mblidhen gjithashtu në një tubim në Graçanicë.

Mediumi i dirigjuar nga pushteti në Beograd thotë se në të dy tubimet “do të lexohet deklarata e Vidovdanit e popullit serb dhe serbët do të dërgojnë edhe një herë ‘mesazhet e tyre të qarta’”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke folur për sfidat e prindërimit, themeluesja e Skim vlerësoi…