Mefail Bajqinovci në Kiel të Gjermanisë: Interesi i mërgatës për Kosovën, shumë i madh

24 mars 2024 | 12:57

Deputeti i LV-së, Mefail Bajqinovci, ka mbajtur në një takim me mërgatën dhe aktivistë të kësaj partie në Kiel të Gjermanisë.

Ai ka thënë se në këto tubime masive, morën pjesë qindra aktivistë dhe bashkatdhetarë, me të cilët diskutuan për situatën politike në Kosovë.

Bajqinovci ka treguar se në këto takime ishte së bashku me deputeten Arjeta Fejza, kryetarin e qendrës së LV-së për Gjermani, Fahri Beqa dhe kryetarin e pikës së LV-së në Kiel, Sokol Miftari.

“Interesi i mërgatës për Kosovën është shumë i madh. Ndihem shumë i lumtur që isha në mesin tuaj. Ju falënderoj për ftesën dhe mikpritjen”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 26-vjetorit Ditës së Dëshmorëve të Dukagjinit, kryetari…