Meghan Markle e preferuara e adoleshentëve

27 qershor 2018 | 14:08

Ndonëse i është përshtatur jetës në pallatin mbretëror, Meghan Markle vijon të jetë një ikonë e modës.

Pak javë pas nominimit për çmimet “Emmy” për rolin e saj në filmin “Suits”, Dukesha merr një tjetër nominim.

36-vjeçarja është kandiduar dhe qëndron prej javësh, në krye të listës si ikonë e stilit të adoleshentëve, në 20-vjetorin e kësaj ceremonie, që do të mbahet më 12 gusht në Kaliforni.

Në krah të saj listohen aktorja Blake Lively, Harry Styles, Zendaya, Chadwick Boseman dhe Migos.

Sipas medieve amerikane, Markle pritet të shkruajë historinë, pasi nëse fiton këtë çmim, do të jetë e para anëtarë e një familje mbretërore që zgjidhet si ikonë e stilit, kryesisht adoleshentëve.

Edhe pse Meghan nuk do të udhëtojë drejt ShBA-së për të tërhequr çmimin për shkak të agjendës së pallatit mbretëror, burimet kanë thënë se dukesha e re e ka shijuar pa masë këtë nominim.

Ndonëse muajt e fundit i është dashur të heqë dorë nga xhinset apo veshjet e përditshme, duke i zëvendësuar me kostumet apo fustanet serioze, Meghan ka ditur sërish të spikasë në zgjedhjet e saj.

Prestigjiozja “Vogue” e ka zgjedhur pak kohë më parë si një nga femrat më me influencë në industrinë e modës dhe gjithnjë e më shumë ajo po njihet si vajza “300 milionë dollarëshe” për shkak të gardërobës së saj marramendëse.

Image result for meghan markle ascot

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria ka refuzuar hapjen e qendrave për emigrantët që synojnë…