Meghan Markletit po i mungon aktrimi

15 korrik 2018 | 14:13

Meghan Markle gjatë muajit të kaluar i dha fund beqarisë duke u kurorëzuar me Princin Harry. Por, duket se bukuroshes amerikane po i mungon bota e industrisë së filmave, aty ku u bë e famshme.

Ajo ishte për një vizitë në kryeqytetin e Republikës së Irlandës, Dublin, teksa zbuloi se po i mungojnë aktrimet në hit serialin amerikan “Suits”.

Gjersa fliste me publikun, një fanse i tha “Jam tifoze e Suits dhe më mungon shumë”. Nuk mungoi reagimi i dukeshës 36-vjeçare, e cila i tha shkurtimisht “Edhe mua”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Wiz Khalifa ka publikuar album të ri muzikor. Reperi 30-vjeçar…