
Mehaj kujton faljen e gjaqeve në Verrat e Llukës
01 maj 2022
| 11:01
Sot bëhen 32 vjet nga tubimi historik për faljen e gjaqeve në Verrat e Llukës në Komunën e Deçanit.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se në këtë tubim madhështor morën pjesë rreth gjysmë milion shqiptarë, me ç‘rast u falën më shumë se 100 gjaqe dhe ngatërresa ndër-shqiptare.
“Aksionin për pajtimin e gjaqeve, plagëve dhe ngatërresave i drejtuar nga rinia studentore, intelektualët dhe prijës fetar shqiptar të Kosovës, më në krye të Madhin profesor Anton Çetta, tregoi fuqinë e bashkimit të shqiptarëve, karshi dhunës, presionit dhe politikës anti shqiptare të shtetit serb”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.