Mehaj: Kushtet e shërbimit, rritja e pagave dhe mirë-trajnimi i FSK-së, objektiva për vitin 2022

05 janar 2022 | 14:49

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar Regjimentin e Tretë të Këmbësorisë ku bashkë me stafin komando-shtabor dhe ushtarakë të njësive manovruese e mbështetëse, ndanë së bashku përgëzimet për sukseset e mëdha të vitit që lamë pas.

Ai ka thënë se Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë është gjithmonë në krye të detyrave të mbrojtjes luftarake.

“Kushtet e shërbimit, rritja e pagave, mirë-trajnimi dhe mirë-pajisja e pjesëtarëve të Regjimentit të Tretë dhe të gjitha njësive të FSK-së janë ndër objektivat e mi kryesor për vitin 2022”, ka thënë ministri Mehaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat…