Mehaj pret ambasadorin gjerman, flasin për thellimin e bashkëpunimit

05 maj 2021 | 13:05

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, ambasadori Rohde  ka konfirmuar qëndrimin e Gjermanisë për vazhdimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit si dhe konkretizimin e aktiviteteve dhe shkëmbimeve të përvojave të përbashkëta në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Gjermanisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës.

Kurse, ministri Mehaj ka shprehur falënderimin e tij për popullin dhe Qeverinë e Gjermanisë për gjithë ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Të dy theksuan rëndësinë e fuqizimit të mëtejmë të partneritetit bilateral dhe zgjerimit të fushave të interesit të përbashkët në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionieri për zgjerim dhe fqinjësi i Bashkimi Evropian (BE), Oliver…