Mehaj pret në takim kryetarin e AKB-së: Atdheut mund t’i shërbesh në shumë forma

11 janar 2023 | 15:36

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Aleancës Kosovare të Bizneseve.

Ai gjatë takimit me kryetarin e AKB-së, Agim Shahini, ka theksuar se atdheut mund t’i shërbesh në shumë forma.

“Mbron vendin duke qenë ushtar i Republikës së Kosovës por dhe duke konsumuar produkte vendore. Bashkimi i prodhuesve vendor dhe i ushtrisë është rruga e natyrshme për përmbushjen e kauzës që është më e madhe se secili prej nesh, e tejet e rëndësishme për t’u trajtuar së bashku e seriozisht”.

“Sot në takim me përfaqësuesit e Aleancës Kosovare të Bizneseve hodhëm hapat e parë drejt arritjes së marrëveshjes që do të ketë impakt direkt tek mirëqenia e ushtarakëve por dhe tek prodhuesit vendor. Ata që mbrojnë çdo ditë këto troje, territorin e Republikës së Kosovës dhe jetën e çdo qytetari meritojnë mbështetje, dhe ne do u ofrojmë përkrahjen tonë”, ka thënë ministri Mehaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë veterani i arsimit, Avdi Çekaj nga fshati…