Mehaj takohet me ambasadorin turk, Kosovës i premtohet mbështetje

08 nëntor 2022 | 16:49

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është takuar me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagir Sakar.

Gjatë takimit, Mehaj dhe Sakar kanë biseduar në lidhje me situatën aktuale të sigurisë në vend e rajon por edhe me të arriturat e FSK-së deri më tani.

“Atë, gjithashtu e falënderova dhe i shpreha mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për Republikën e Turqisë, për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale ushtarake të FSK-së”.

“Në fund, u dakorduam që bashkëpunimi në nivel të ministrive të mbrojtjes dhe forcave të dy vendeve të fuqizohet edhe më tej në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë”, ka shkruar Mehaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fillimi i vitit është një kohë e vështirë për institucionin…