Mehmetaj: Ali Ahmeti e “demoloi” Albin Kurtin në Maqedoni

24 prill 2024 | 21:48

Gazetari, Lirim Mehmetaj, ka komentuar rezultat e para të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, ku Bujar Osmani i Fronit Evropian po kryesor bindshëm ndaj arben Taravarit të VLEN-it, i mbështetur nga kryeministri Albin Kurti.

Mehmetaj ka thënë se kjo garë ishte në mes të Ali Ahmetit dhe Kurtit dhe sipas tij, Ahmeti e ka “demoluar” kryeministrin kosovar.

“Jam shumë i lumtur që ndërhyrja e turpit e Albin Kurtit, në zgjedhjet ën Maqedoni po përfundon ashtu siç  ish dashtë me përfundu dhe po largohet me bisht ndër shalë. Tu u mposht bindshëm me BDI-në që e ka kandidat jo personin kryesor. Paramendoni në mes Ali Ahmetit dhe Taravarit, kjo garë është mes Ali Ahmetit dhe Albin Kurtit. Dhe Ali Ahmeti e demoloi Albin Kurtin…shqiptarët e Maqedonisë kanë vetëdije të lartë kombëtare… dhe është fitore e jashtëzakonshme për shqiptarët e të gjitha trevave, popullzimit të përzier me nuanca ruse dhe serbe i thanë jo”, ka thënë Mehmetaj, në “Debat Plus”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i BDI-së Bujar Osmani në paraqitjen e tij të…