Mehmetaj boton libër për krijimtarinë letrare të Ernest Koliqit

16 dhjetor 2021 | 10:29

Studiuesja e letërsisë shqipe, Albanë Mehmetaj-Kaçandolli, veprimtarisë së vet studimore i ka shtuar edhe monografinë për krijimtarinë letrare të Ernest Koliqit. Ajo, edhe këtë herë, edhe me këtë studim, edhe me këtë përzgjedhje autori, edhe me këtë qasje kritike, interpretuese, analitike ndaj të gjitha veprave të Koliqit, dëshmoi se ka bërë një punë të vyer e të domosdoshme për gjithë veprimtarinë e gjerë e të shumëllojshme të tij. Pa asnjë dyshim, Kurs monografik për Ernest Koliqin është një prej studimeve më të plota shkruar dhe botuar deri më tash në gjithë hapësirën shqipfolëse. Për librin një vlerësim ka dhënë edhe studiuesi Kujtim M. Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Joe Biden ka vizituar Kentucky për të parë…