Mehmeti i AKR-së: Nëse Përparim Rama nuk bën koalicion, 11 ndërmarrje publike i merr opozita në Prishtinë

07 dhjetor 2021 | 22:24

Ish-kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmeti ka paralajmëruar Përparim Ramën për pasojat nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje koalicioni për Asamblenë e Prishtinës.

Mehmeti në “Debat Plus” thotë se qeverisja në Prishtinë do të jetë shumë e vështirë nëse LDK nuk bënë ndonjë koalicion.

“Deri tani AKR nuk ka marrëveshje me LDK-së e asnjë parti politike për asamble. Kryetarit të ri i dëshiroj suksese, por është shumë e vështirë të kesh sukses nëse nuk e ke shumicën në legjislativ”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se legjislativi ka rëndësi shumë të madhe.

“Nëse nuk ka një koalicion, LDK dhe Përparim Rama humbin kryetarin. Pra partitë që janë shumicë do ta marrin kryetarin e Kuvendit Komunal dhe rreth 11 ndërmarrje publike do të jenë të opozitës në Prishtinë. Dihet që aksionarët e ndërmarrjeve publike në Prishtinë zgjidhen nga Kuvendi Komunal”, tha ndër të tjera Mehmeti.

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka 51 asamblistë.

Kryetari i Kuvendit zgjidhet me shumicën e thjeshtë prej 26 asamblistëve.

LVV në Prishtinë ka 17 asamblistë, LDK-14, PDK-9, AAK-6, AKR-3, LB-1 dhe NISMA-1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në raportin e fundit për Shqipërinë,…