Mehmeti: Kombëtarja një ëndërr, gati të luaj titullar

22 mars 2023 | 15:14

Anis Mehmeti, një nga prurjet e reja të Sylvinhos në Kombëtare, ka dalë në konferencën për shtyp nga ambientet e Shtëpisë së Futbollit në kryeqytet në prag të sfidës me Poloninë.

Ai zbuloi emocionet e grumbullimit me kombëtaren, teksa tha se është gati që cilësitë që ka, ti vërë në dispozicion të skuadrës, me qëllim marrjen e maksimumit në Poloni.

A mendoni se transferimi në janar solli edhe grumbullimin e parë në Kombëtare?
Po, sigurisht, ajo lëvizje ndikoi që unë të jem këtu sot.

Cili është objektivi i skuadrës në Poloni?
Shkojmë në Poloni me synimin për të fituar. Kemi lojtarë shumë të fortë, që luajnë në skuadra të mira, ndaj duam të marrim tre pikët. I dimë vlerat e kundërshtarit, por ne shohim vetëm lojën tonë. Jemi gati të bëjmë lojën tonë, për të marrë maksimumin.

A mendoni se ftesa ka ardhur në momentin e duhur?
Është ëndërr për mua dhe familjen, që të luaj për kombëtaren shqiptare dhe të luaj për fanellën kuqezi. Unë kam folur me Sylvinhon, që kërkon të bëj të njëjtën gjë që po bëj me klubin në Angli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oleksandr Usyk është tërhequr nga bisedimet me Tyson Furyn për…