Mehmeti pjesë e konferencës vjetore të Bankës Popullore të Maqedonisë

13 prill 2018 | 15:54

Me moton “Rreth një dekadë pas krizës – drejt ciklit të ri global dhe normalizimit të politikës monetare” po zhvillon punimet konferenca e shtatë vjetore e hulumtimit të organizuar nga Banka Popullore e Maqedonisë. 

Në panelin e guvernatorëve në cilësinë e folësve po marrin pjesë përveç guvernatorit Mehmeti edhe guvernatorët e regjionit si: Maqedonia, Kroacia, Shqipëria si dhe guvernatori i Bankës së Belgjikës.

“Në këtë konferencë po marrin pjesë përfaqësues nga institucionet e politikëbërjes dhe bota akademike, me qëllim të vetëm që të mundësojnë një terren për një debat mbi çështjet relevante ekonomike. Ndër pjesëmarrës janë edhe zyrtarë të lartë të Bankës së Sllovenisë, Polonisë, Çekisë pastaj të institucioneve financiare si; FMN, BERZH dhe nga JVI”, është thënë në njoftimin e BQK-së.

Kjo konferencë organizohet tashmë tradicionalisht për të shënuar përvjetorin e pavarësisë monetare të vendit.

Tema e këtij viti në këtë konferencë nxjerr në pah nevojën për të siguruar një përmbledhje të mësimeve që kanë dalë nga kriza si dhe për të përshkruar pasojat dhe nevojat e mundshme për ridizajnimin e politikave dhe për t’i adresuar ato në mënyrë adekuate në mjediset e ndryshme.

Punimet e kësaj konference po zhvillohen në Ohër të Republikës së Maqedonisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se Serbia është vend…