Mehmeti-Selimi në përkrahje të protestës në Tiranë: Le të protestohet që t’i sigurohet hapësirë drejtësisë

16 tetor 2025 | 15:43

Deputetja e Lëvizjes  Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, e cila është bashkëshortja e Rexhep Selimit, ka dalë në mbështetje të protestës kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale, e cila do të mbahet nesër (e premte) në Tiranë.

Ajo ka vlerësuar se çdo kundërshtim ndaj padrejtësisë është një shans më shumë për drejtësinë.

Mehmeti-Selimi ka shkruar në “Facebook” se gjithmonë duhet të protestohet kundër padrejtësive.

“Çdo kundërshtim ndaj padrejtësisë është një shans më shumë për drejtësinë. Le të protestohet që t’i sigurohet hapësirë drejtësisë. Kundër padrejtësisë jo vetëm sot, gjithmonë!”, ka shkruar Mehmti-Selimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur…