Melihate Tërmkolli e quan Fatos Gecin “specie monstruoze të laboratorit të Frankenshtajnit”

23 prill 2026 | 00:54

Ish-ministrja dhe ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit të Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LVV-së, Fatos Geci, drejtuar deputetes së PDK-së, Vlora Çitaku.

Në reagimin e saj publik, Tërmkolli e ka cilësuar gjuhën e përdorur nga Geci si të papranueshme dhe fyese, duke e quajtur atë “specie monstruoze e laboratorit të Frankenshtajnit”.

“Duhet me qenë jo shtazë, se edhe shtaza ka pak mend, por specie monstruoze e laboratorit të Frankenshtajnit me thanë diçka të tillë një deputet për një deputete grua, në të njëjtin Kuvend”, ka shkruar ajo.

“Kjo është LVV, kjo është LDK “rugoviane”, është “Guxo” me kanë në fund të fundit anti- Kosovë e anti- shqiptarë! E knaqën Beligradin e hajt!”, ka shkruar në reagimin e saj ish-ministrja dhe ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli.

Reagimi i Tërmkollit vjen pasi Geci, deputet nga radhët e Vetëvendosjes-Guxo, i është drejtuar Çitakut me fjalët: “i ke bo 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”, deklaratë që ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asambleisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Yll Bogaj, ka bërë…