Melinda Ademi bën për vete ndjekësit me një video provokuese në TikTok

04 shkurt 2021 | 00:35

Rap-artistja shqiptare, Melinda Ademi, vazhdon të jetë e komentuar për paraqitjet atraktive që bën në rrjete sociale.

Bukuroshja, e cila në Instagram numëron një milion ndjekës, vitin e kaluar iu bashkua edhe TikTok-ut.

Në këtë të fundit po ashtu është mjaft aktive, ndërsa publikon video nga më të ndryshmet.

25 vjeçarja së fundmi ka realizuar në një nga sfidat e TikTok, ku në fillim shfaqet pa grim dhe natyrale teksa në anën tjetër vjen provokuese duke bërë ‘twerk’.

Krijuesja e hitit “X5” gjatë këtyre ditëve është komentuar për fizikun e saj, të cilit njëherësh i kushton kujdes të madh.

Melinda momentalisht është duke qëndruar në Amerikë dhe ka bërë paksa një tërheqje nga projektet muzikore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, vazhdon të jetë shumë…