Meliza e AAK-së reagon ndaj deklaratës franko-gjermane për dialogun Kosovë – Serbi

24 maj 2020 | 08:10

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së përbashkët të Gjermanisë dhe Francës, në të cilën bëhet thirrje për rifillim sa më të shpejtë të dialogut Kosovë – Serbi.

Anëtarja e Aleancës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka kritikuar dy shtetet e BE-së për paqartësi në shkresën e tyre. Ajo në “Twitter” ka shkruar se ato nuk janë të qarta dhe as të vendosura për parimet e dialogut, qëllimin e dialogut, e as që ka ndonjë përkrahje të fuqishme që e garanton marrëveshjen finale.

Reagimi i plotë i Haradinaj-Stubllës:

Shkrimi i përbashkët franko-gjerman ndonëse i mirëseardhur, i mungon qartësia dhe vendosmëria e nevojshme, posaçësisht në:

– parimin e dialogut për hedhjen poshtë të ndryshimit të kufijve,

– qëllimin e dialogut për arritjen e njohjes reciproke si marrëveshje finale,

– përkrahjes së fuqishme evropiane për të dyja palët, për garantimin e kësaj marrëveshjeje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ua ka uruar…