Memli Krasniqi në Hagë viziton Hashim Thaçin e Kadri Veselin: Liria jonë ishte lufta e tyre

15 korrik 2023 | 16:07

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, po qëndron sot në Hagë për vizitë tek krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kreu i PDK-së ka njoftuar përmes faqes së tij në Favebook se ka takuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

“Sot, në Hagë, vizitë çlirimtarëve tanë, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, për të shprehur edhe një herë respektin dhe mirënjohjen për kontributin e tyre historik. Liria jonë –  ishte lufta e tyre. E ardhmja jonë – ishte misioni i tyre. Kosova – ishte dhembja dhe dashuria e tyre. Dje, sot e përgjithmonë – ata janë krenaria jonë. Dielli do të lind përsëri!”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për protestën e…