Memli Krasniqi ngushëllon për vdekjen e Kaqusha Jasharit: Një nga zërat e parë që guxoi të mbrojë të drejtat e shqiptarëve

06 maj 2025 | 11:34

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka ngushëlluar për vdekjen e ish-deputetes dhe themelueses së PSD-së, Kaqusha Jashari.

Ai tha se ajo ishte një nga zërat e parë që pati guximin të mbrojte të drejtat e shqiptarëve.

“Me dhembje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Kaqusha Jasharit – themeluese e Partisë Socialdemokrate, ish-deputete e Kuvendit të Kosovës dhe, para së gjithash, një figurë e rezistencës politike shqiptare në Kosovë”.

“Kaqusha Jashari ishte një nga zërat e parë që guxoi të mbrojë të drejtat e shqiptarëve brenda sistemit të vështirë politik të kohës. Ajo ishte e pranishme në momentet më vendimtare të historisë sonë – si aktiviste, si politikane dhe si nënshkruese e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës”.

Në një kohë kur politika kërkonte sakrificë dhe kur gratë përballeshin me sfida të mëdha në skenën publike, Krasniqi tha se Kaqusha Jashari zgjodhi të qëndrojë, të flasë, të organizojë dhe të mos tërhiqet nga ideali i lirisë dhe barazisë.

“Ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur. Mirënjohje e përjetshme për kontributin dhe guximin e saj! U prehtë në paqe”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Superliga e Kosovës në futboll do të rikthehet në këtë…