Osmani përkujton akademikun Fehmi Aganin në përvjetorin e vrasjes së tij

06 maj 2025 | 10:39

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar akademikun Fehmi Aganin në përvjetorin e vrasjes së tij.

Osmani tha se Fehmi Agani besoi te fuqia e vlerave njerëzore në kohën kur bota heshti përballë krimeve të Serbisë në Kosovë.

E para e shtetit ka thënë se kujtimi dhe vizimi i tij mbetet udhërrëfyes për brezat që besojnë se liria dhe dinjiteti mbrohen me çdo kusht.

“Presidentja Osmani përkujton akademik Fehmi Aganin në përvjetorin e vrasjes. Sot, në përvjetorin e vrasjes së akademik Fehmi Aganit, përkujtojmë me nderim një prej mendjeve më të ndritura të rezistencës sonë paqësore. Ai besoi te fuqia e vlerave njerëzore edhe në kohën kur bota heshti përballë krimeve të Serbisë në Kosovë. E vrau pikërisht ajo makineri gjenocidale serbe e cila frikësohej nga mençuria e tij që ngjallte shpresë. Kujtimi dhe vizioni i tij mbetet udhërrëfyes për brezat që besojnë se liria dhe dinjiteti mbrohen me çdo kusht.  Lavdi jetës dhe veprës së Fehmi Aganit!”, ka shkruar presidentja.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Përballja mes Interit dhe Barcelonës premton spektakël dhe tension, ndërsa…